Skip to content

Dhimbje e madhe! U përplas me audin dhe ra nga mbikalimi! Shoferi i betonieres vdes në vend, ja çfarë po ndodh me shoferin e audit

Detaje tragjike kanë dalë në pah nga aksidenti i rëndë rrugor, i ndodhur pasditen e kësaj të mërkure, në aksin Tiranë-Elbasan, nga i cili paraprakisht thuhet se ka pasoja fatale. Raportohet se një person ka humbur jetën e një tjetër ndodhet në gjendje të rëndë.

Ashtu siç raportuam dhe pak më parë, bëhet me dije se mjeti i tonazhit të rëndë është përplasur me një automjet tjetër që futej në rrethrrotullim, një tip fuoristradë.

Related article  Përfitojnë mijëra emigrantë shqiptarë, Gjykata e Lartë në Greqi merr vendimin e MADH

Të dyja mjetet janë përplasur fort, e për rrjedhojë kanë marrë përpara mbrojtësen e rrugës, duke bërë që mjeti i tonazhit të rëndë të bie në nënkalimin e zonës, ku raportohet se ka rënë sipër disa mjeteve të tjera që thuhet se kanë pësuar dëme materiale.

Related article  LAJMI I FUNDIT/ Përplasen dy avionë ne ajer, ishin nisur per…

Paraprakisht dyshohet se personi që ka humbur jetën është drejtuesi i betonieres.

Ngjarja bëhet akoma më tragjike pasi raportohet se pas rënies, betonierja pasi është përplasur me “Audin”, ka lënë të plagosur drejtuesin e saj.

Ky i fundit bëhet me dije se është nisur me urgjencë për të marrë mjekim e nevojshëm mjekësor në QSUT. Deri më tani raportohet se ai është në gjendje të rëndë.

Related article  E fundit! Protestat i pushtuan të gjithë vendin, presidenti që se do më askush njofton se do japë dorëheqjen

Për shkak të aksidentit tragjik, raportohet se në zonë është pezulluar qarkullimi i mjeteve.Autoritetet janë në vendngjarje por deri më tani nuk ka akoma një reagim zyrtar në lidhje me këtë aksident tragjik.

Pritet të dalin detaje të reja në vijim.

Published inNEWS