Skip to content

Merret në hetim burri i Elisa Spiropalit

Bashkëshorti i ish-ministres Elisa Spiropali, Salarjon Totaj, është marrë nën hetim në gjendje të lirë nga Policia e Tiranës, për veprën penale të kanosjes për shkak të detyrës. Ai dyshohet se përmes celularit ka kërcënuar një drejtoreshë sektori në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.

Ka qenë vet drejtoresha e cila e ka kallëzuar, pasi sipas saj ajo është kanosur nga Totaj, raporton Infonews.al

Related article  Rrëzohet avioni, humbin jetën të gjithë personat në bord

Incidenti është regjistruar pas një kontrolli që Tatimet kanë kryer në një biznes të një familjari të Totajt, ky i fundit dyshohet se ka kanosur drejtoreshën përmes mesazheve në celular. Teksa burime për mediat kanë bërë me dije se dyshohet se ai ndër të tjera i ka shkruar drejtoreshës së “nuk do t’ia harronte deri sa të vdiste” dhe se “do ta vriste”, megjithëatë nuk ka ende një deklaratë zyrtare në mbështetje të kësaj.

Related article  Rrefimi i kreut te PD qe nxjerr detaje te reja per jeten politike

Totaj u thirr këtë të martë për t’u marrë në pyetje nga strukturat e DVP Tiranë, ndërsa veprimet proceduriale po kryehn nën drejtimin e Prokurorisë.

Related article  7 Lesser-Known Facts About Samantha Busch and Her Life With NASCAR Star Kyle Busch

Ende nuk është bërë një reagim në lidhje me ngjarjes, qoftë nga Salarjon Totaj apo Elisa Spiropali.

Published inNEWS