Skip to content

Nuk ndalet Rama, ‘rehaton’ motrën e Belinda Ballukut në një tjetër post shtetëror

Një tjetër emërim në administratën shtetërore pritet të ngjallë debat për favorizimin e njerëzve pranë pushtetit. Pamela Qirko, motra e ish-zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, pritet të emërohet Zëvendësdrejtore e Përgjithshme e Agjencisë së Sigurimit të Depozitave (ASD), pavarësisht se nuk rezulton të ketë përvojë në sektorin financiar. Emërimi vjen pasi ajo ishte një nga figurat e përdorura në procesin e vettingut në drejtësi, ndërsa motra e saj prej vitesh është në qendër të akuzave të opozitës për afera korruptive dhe shpërdorim të fondeve publike.

Sipas burimeve, Këshilli Drejtues i ASD-së pritet ta miratojë këtë muaj emërimin e Pamela Qirkos në postin e zëvendësdrejtores së përgjithshme, pas propozimit nga drejtuesja e re e institucionit, Mina Kusta, shkruan revista Monitor.

Related article  Inside Trump’s Secret War Countdown! How He Fooled the World Before Striking Iran

Pamela Qirko është juriste dhe nga viti 2017 deri në vitin 2023 ishte anëtare dhe më pas kryetare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), institucioni kyç i procesit të vettingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Pas përfundimit të mandatit, ajo tentoi të emërohej gjyqtare në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, por kërkesa e saj u rrëzua këtë muaj.

Në CV-në e saj nuk rezulton ndonjë eksperiencë në sektorin bankar apo financiar, megjithatë kjo nuk duket se ka penguar avancimin drejt një posti drejtues në institucionin që administron skemën e sigurimit të depozitave bankare në vend.

Related article  Breaking: FBI Raids Office of Top Virginia Democrat

Emërimi i saj vjen në një kohë kur motra, Belinda Balluku, vijon të jetë objekt i akuzave të vazhdueshme për korrupsion, abuzim me tenderët publikë dhe favorizim në kontratat e infrastructures, por që është marrë në mbrojtje nga Edi Rama, i cili ka bllokuar lejen për arrestimin e saj.

Në një situatë të tillë, duket se Balluku nuk ndalet dhe po sistemon edhe motrën e së saj në një tjetër post të rëndësishëm shtetëror si pjesë të një modeli shpërblimi dhe riciklimi të njerëzve të afërt me pushtetin.

Related article  Çfarë do të thotë kur gjeni para në rrugë? Mësojeni një herë e mirë të vërtetën

Ndërkohë, Agjencia e Sigurimit të Depozitave po përgatitet për ndryshime të rëndësishme ligjore që do të rrisin gradualisht kufirin e sigurimit të depozitave bankare, nga 2.5 milionë lekë në 6 milionë lekë në fazën e parë dhe, pas anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, deri në nivelin prej 100 mijë eurosh, në përputhje me direktivat europiane. Në këtë fazë të rëndësishme për institucionin, emërimi i një drejtueseje pa eksperiencë në sektorin financiar pritet të shtojë diskutimet mbi kriteret reale që po ndiqen për drejtimin e institucioneve publike.

Published inNEWS