Tragjike, ky është Bajrami që humbi jetën në Aksident

Një aksident i rëndë rrugor ka marrë jetën e një 39-vjeçari në zonën e Lushnjës, ndërsa pesë persona të tjerë, mes tyre edhe tre fëmijë, kanë mbetur të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Çermë Shkumbin, në segmentin rrugor Çermë–Divjakë, ku dy automjete, një BMW dhe një Opel, janë përplasur ballë për ballë në rrethana që ende po hetohen nga autoritetet.

Related article  Gazetarja jep detaje si ndodhi ngjarja në Ksamil, Sokrat Vata mbeti i plagosur edhe vetë, lidhja e tij me efektivin e policisë

Si pasojë e përplasjes së fortë, ka humbur jetën Barjam Kacani, 39 vjeç, i cili udhëtonte me automjetin tip Opel. Viktima ishte baba i tre fëmijëve, ndërsa lajmi për vdekjen e tij ka pikëlluar familjarët dhe të afërmit.

Në aksident u plagosën edhe pesë persona që ndodheshin në automjetin BMW, mes tyre tre fëmijë. Të lënduarit u transportuan me urgjencë në Spitalin e Lushnjës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Related article  Do të ketë stuhi dhe rrebeshe shiu? Metereologia e njohur: Pas datës 7 korrik do të kemi kthesë të motit

Sipas burimeve nga spitali, fëmijët e lënduar ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa mjekët po vijojnë trajtimin edhe për të plagosurit e tjerë.

Related article  Detaje të reja janë mësuar lidhur me gr*bitjen e një argjendarie

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë efektivët e policisë dhe grupi hetimor, të cilët, nën drejtimin e Prokurorisë, kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet që çuan në aksidentin fatal.

Autoritetet pritet të publikojnë më shumë detaje pasi të përfundojnë ekspertizat dhe veprimet hetimore në vendngjarje.