Ngjarje e rende ne France, disa te..

Të paktën një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë kanë mbetur të plagosur, mes tyre një fëmijë 12-vjeçar, pas të shtënave me armë zjarri mëngjesin e së premtes, më 23 tetor, në dy zona të departamentit Yvelines, në periferi të Parisit.

Sipas mediave franceze, një person i armatosur hapi zjarr në disa pika publike në qytetet Trappes dhe La Verrière, duke shkaktuar panik te banorët. Të shtënat u raportuan në afërsi të një zyre postare, një pike karburanti, një kopshti, një qendre kujdesi dhe një farmacie, si dhe pranë stacionit të trenit në La Verrière.

Related article  Ja kush është këngëtarja e gjashtë që i dòlën videot

Sipas raportimeve, autori lëvizte me një automjet tip Renault Clio, ngjyrë gri, nga brenda të cilit qëllonte në drejtim të personave që ndodheshin në zonë. Ai u arrestua pak kohë më vonë në zonën e Quanières.

Related article  Aksident i rëndë në vend/ Shoferi humb kontrollin e mjetit, plagosen 2 persona

Burime të cituara nga gazeta franceze Le Parisien bëjnë me dije se i dyshuari mund të ketë përdorur një armë automatike të tipit STEN, e prodhuar gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Alarmi u përhap edhe në rrjetet sociale, ku një përdorues paralajmëroi banorët për praninë e personit të armatosur dhe u bëri thirrje të qëndronin në shtëpi për të shmangur rrezikun.

Kryebashkiaku i Trappes, Ali Rabeh, reagoi pas ngjarjes, duke shprehur shqetësimin për natyrën e sulmit. “Ai qëllonte pa dallim, donte të shkaktonte një masakër. Jam shumë i shqetësuar”, deklaroi ai.

Related article  From Film Star to Baker: ’80s Icon Leaves a Lasting Legacy at 86 as Fans Remember a Hollywood Legend

Deri më tani, motivet e autorit dhe rrethanat e plota të ngjarjes mbeten të paqarta. Sipas raportimeve të mediave franceze, autoritetet kanë mobilizuar forcat e sigurisë dhe organet e drejtësisë për hetimin e rastit, ndërsa Prokuroria Kombëtare Antiterrorizëm ka njoftuar se po e ndjek situatën.