Skip to content

Nuk ka pushime! Rama nuk ndalet as në verë, kryeministri bën LËVIZJEN urgjente

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në Kuç të Vlorës, kryetarët e bashkive në të gjithë vendin, në të parin takim pas hartës së re të propozuar nga mazhoranca për reformën administrative-territoriale.

Të pranishëm janë edhe Ervin Demo, ministri për pushtetin Vendor dhe Arbjan Mazniku, bashkëkryetar i komisaionit të posacëm parlamentar i cili nuk prodhoi një draft me konsensus politik. Sipas propozimit të mazhorancës, 15 bashki të vendit shkrihen, duke e çuar në 46 numrin e bashkive. PD nga ana tjetër propozon 100 bashki.

Related article  Të shtëna me armë zjarri, vritet një 26-vjeçar

LEXO MË SHUMË! Siguria rrugore, plan për uljen e kufijve të shpejtësisë dhe zgjerimin e kontrollit me kamera
Projekti është kundërshtuar në shumicën e bashkive të cilat preken nga harta e re, çka pasoi ftesën publike të shefit të qeverisë për një konsultim të gjerë publik me qytetarët dhe kryebashkiakët.

Related article  I ati nuk u kthye i gjallë nga miniera, fëmijët e Ilir Kolaverit në mëshirë të fatit, ja halli tjetër i madh që iu ka rënë

Drafti i është dorëzuar të gjitha bashkive të vendit. Pritet që gjatë takimit të sotshëm, kryetarët e bashkive të shpalosin në tryezë propozimet e tyre, të cilat i kanë marrë në takime konsultative me qytetarët.

LEXO MË SHUMË! Kryen marr*dhënie me dy vëllezërit në qeli, oficeret e burgut lënë me gojë hapur gjykatën (Foto)
Takimi pritet të shërbejë për diskutimin e ndryshimeve të mundshme në ndarjen administrativo-territoriale dhe reflektimin e tyre në draftin final që do të dërgohet për votim në Kuvend. Shumica e kundërshtive kanë pasur bazë largimin e shërbimeve në bashkitë qendrore ku ata bashkohen, por nga mazhoranca është theksuar se në bashkitë aktuale që shkrihen, do të qëndrojë një nënkryetar.

Related article  Iu hoq apo jo "Non Grata"?! SHBA befason me vendimin e fundit për Berishën/ Bëhet "lëmsh"...
Published inNEWS