Skip to content

Aksident i rëndë, 18 të vd ekur dhe 32 të plagosur. Shumica adoleshentë

Të paktën 18 persona, shumica adoleshentë humbën jetën këtë të marte pas një aksidenti. Mësohet se dy autobusë që transportonin punëtorë bujqësorë në Egjiptin verior u përfshinë në aksident.

Shumica e të vdekurve janë adoleshentë të moshës 13 ose 14 vjeç. Viktima më e re ishte 10 vjeç, sipas medias lokale Al-Masry Al-Youm. Gjithashtu u plagosën 32 të tjerë.

Related article  Dëshmia e vëllait në Gjykatë: Po ta ktheja kohën, tokë e shtëpi do ia jepja vëllait

Pavarësisht rreziqeve, autobusat janë një mjet i zakonshëm transporti për miliona punëtorë, përfshirë të miturit, dhe shpesh janë të mbingarkuar.

Pasagjerët, shumica e të cilëve vinin nga dy fshatra në deltën e Nilit, “po shkonin për të punuar në një fermë”, tha një burim sigurie.

Related article  Qeveria jep lajmin e dytë për pensionet, paralajmëron

Puna e fëmijëve është një problem i vazhdueshëm në Egjipt, që prek të paktën 1.3 milion të mitur, sipas shifrave zyrtare.

Published inNEWS