Skip to content

E pabesueshme! Kjo nuk pritej, Ylli Limani perfshihet ne ngjarjen ‘e rende’ (detaje)

Këngëtari i njohur shqiptar, Ylli Limani, është përballur me një incident të pakëndshëm gjatë pushimeve të tij në Spanja, ku i janë vjedhur sendet personale.

Dyshimet për ngjarjen nisën pasi artisti publikoi një video në TikTok, ku shfaqej duke shijuar kohën e lirë në një barkë nën rrezet e diellit.

Related article  Detaje te reja nga ngjarja ku mbeten te lenduar dy persona

Megjithatë, vëmendjen e ndjekësve e tërhoqi përshkrimi i videos, ku ai me nota ironike pyeste se kujt i ishin vjedhur telefoni, portofoli dhe sendet e tjera personale pikërisht gjatë qëndrimit në Spanjë.

Postimi shkaktoi menjëherë reagime dhe pikëpyetje në rrjet, pasi ndjekësit nuk ishin të sigurt nëse bëhej fjalë për shaka apo për një ngjarje reale.

Related article  E fundit! Bonus për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar, ja sa do të jetë shuma që do marrin

Sipas burimeve të raportuara nga “Prive by Liberta Spahiu”, ngjarja ka ndodhur në të vërtetë. Mësohet se këngëtari ka mbetur pa telefon, portofol dhe sende të tjera me vlerë pasi është bërë pre e vjedhjes gjatë pushimeve.

Related article  Shpérthim me lende plásese ne Tirane, detajet

Pavarësisht incidentit, raportohet se artisti ka zgjedhur ta ndajë situatën me ndjekësit në mënyrë sportive dhe se, fatmirësisht, është në gjendje të mirë shëndetësore, duke vazhduar pushimet e tij.

 

Published inNEWS