Skip to content

Ngjarje e rende kete te premte, dalin detajet e para

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Pogradec. Raportohet se, një konflikt mes një çifti të moshuar ka përfunduar në dhunë brutale ndaj gruas.

Sipas informacioneve paraprake, një debat i çastit mes dy bashkëshortëve ka degraduar në përdorimin e sendeve të forta. Gjatë konfliktit, një 78-vjeçar dyshohet se ka goditur brutalisht bashkëshorten e tij 69-vjeçare me shkop druri.

Related article  E fundit! Zbuloi skandalin e pabesueshëm! Gazetarin Osman Stafa e krcënojnë, makina i vihet mbrapa dhe…(video)

Si pasojë e dhunës, e moshuara ka pësuar dëmtime të rënda dhe është transportuar fillimisht në Spitalin e Pogradecit. Bëhet me dije se për shkak të gjendjes së saj të rënduar, e moshuara do të dërgohet me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë shoqëruar në komisariat 80-vjeçarin e dyshuar si autor të ngjarjes.

Related article  Clinton Approved Plan To ‘Smear’ Trump With Fake Russia Collusion: Docs

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në këtë incident të rëndë.

“Rreth orës 16:10, në lagjen nr. 1, Pogradec, shtetasi M. Sh., 78 vjeç, dyshohet se, gjatë një konflikti në banesë, ka goditur në kokë, me një shkop druri, bashkëshorten e tij, shtetasen Sh. Sh., 69 vjeçe, e cila është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, në gjendje të rëndë.

Related article  Tirana zien nga protestat! Nuk do ta besoni çfarë po ndodh në Zvërnec

78-vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Pogradec dhe po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.

Published inNEWS