Ndahet nga jeta aktori shume i dashur per shqiptaret!

Ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 79-vjeçare, aktori dhe regjisrori i njohur i kinematografisë shqiptare, Gjergji Lala. Ai mësohet se ka humbur jetën në një spital në Itali, pas një sëmundjeje me të cilën po përballej prej kohësh.

Related article  Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës!

Lala do të mbetet gjatë në kujtesën e shqiptarëve për kontributin e thellë në skenën dhe ekranin shqiptar, ku la pas një karrierë të vlerësuar. Roli i tij më i përmendur është ai i Mihal Grmanos në filmin “Liri a Vdekje”. Vitet e fundit i kaloi në Itali ku edhe u angazhua me filma të ndryshëm.

Related article  Rama tregon “planin” që sjell ndryshimin

Ndër filmat e tij më të njohur numërohen: “Tokë e Përgjakut”, “Nusja dhe shtetrrethimi” “Gjurmë në kaltërsi”, “Shtëpia jonë e përbashkët”. Mendohet se artisti do të prehet në qytetin e tij të lindjes në Lushnje.

Related article  E rènde ne shtetin fqinj, gjendet e pajete nje e re

Newsbomb.al u shpreh ngushëllime familjarëve për humbjen.