Lajmi befasues, Shpallet fajtor për përdh*nim, dënohet me 4 vjet burg djali i …

29-vjeçari u shpall fajtor për dy nga katër akuzat për përdhunim që rëndonin ndaj tij nga Gjykata e Oslos

Marius Borg Hoiby, djali i princeshës së Norvegjisë Mette-Marit, është dënuar me 4 vjet burg pasi Gjykata e Oslos e shpalli fajtor për përdhunim. Sipas vendimit të gjykatës, 29-vjeçari përballej me gjithsej 40 akuza gjatë procesit gjyqësor, përfshirë katër akuza për përdhunim. Gjykata e shpalli fajtor për dy prej tyre.

Related article  66-vjeçari gjendet i pajetë në një automjet të përfshirë nga flakët

Hoiby kishte pranuar fajësinë për disa nga akuzat më të lehta, por kishte mohuar akuzat më të rënda. Ai vazhdon t’i kundërshtojë akuzat dhe ka të drejtë të apelojë vendimin e shpallur sot. 29-vjeçari nuk ishte i pranishëm fizikisht në sallën e gjyqit gjatë shpalljes së vendimit, por mori pjesë në seancë përmes videokonferencës.

Related article  Reagimi i Spartak Ngjela per “Shtetin Bektashi”

Shpallet fajtor për përdhunim, dënohet me 4 vjet burg djali i

Marius Borg Hoiby është fëmija më i madh i princeshës norvegjeze Mette-Marit. Ai u bë njerku i trashëgimtarit të fronit, princit Haakon, kur nëna e tij u martua me të në vitin 2001.

Related article  Do të japë doreheqjen?! Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS me urgjencë, zbulohen detajet

Megjithëse ka marrë pjesë në disa aktivitete publike së bashku me Familjen Mbretërore Norvegjeze, Hoiby nuk mban tituj mbretërorë, nuk ka të drejta trashëgimie ndaj fronit dhe nuk ushtron detyra zyrtare publike.