Skip to content

Nje lajm i rende ka ndodhur mengjesin e sotem ne Konice

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në Konicë të Greqisë mëngjesin e sotëm, ku 4 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e një zjarri.

Raportohet se viktimat janë 3 motra dhe vëllai i tyre, të cilët humbën jetën pasi flakët përfshinë kontejnerin ku ata po qëndronin. Viktimat janë të moshës 69, 75, 83 dhe 88 vjeç dhe të katërt jetonin së bashku në një kontejner prej 30 vitesh, pasi tërmeti i madh i Konicës u kishte prishur banesën. Bëhet me dije se familjarë jetonin në kushte të vështira, pa energji elektrike dhe herë pas here përballeshin edhe me probleme shëndetësore.

Related article  Ghislaine Maxwell seen carrying mystery box into prison after secret meeting with Trump's DOJ of Epstein files: Video

Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një qiri apo llambë vaji që është ndezur për të pasur pak dritë. Sipas informacioneve, Mirëqenia Sociale ishte ngarkuar më parë me pastrimin ambienteve. 10 zjarrfikës me pesë automjete u përpoqën të shuanin zjarrin, ndërsa ekipi hetimor i Departamentit të Zjarrfikësve po heton rrethanat e sakta të zjarrit.

Related article  “My 8-Year-Old Kept Complaining About Her Bed at Night — What the Security Footage Showed Broke Me”
Published inNEWS