Rama i pakënaqur me ministrat, priten lëvizje në kabinet!

Protestat duket se kanë sjellë efektin e parë politik dhe shtatori mund ta gjejë vendin me një qeveri të riformatuar.

Vox News mëson se në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, e parashikuar të zhvillohet nesër, kryeministri Edi Rama pritet të komunikojë ndryshime në kabinetin qeveritar.

Related article  Tjeter ngjarje e rende ne plazhin e Durresit

Fillimisht ishte parashikuar që Kuvendi të mbyllte sesionin me seancën e sotme plenare, por mësohet se punimet do të vijojnë deri më 31 korrik.

Related article  Kjo është 25 vjeçarja që iu mor jeta nga vjehrra e saj Nazmija

Ky vendim krijon mundësinë për zhvillimin e një tjetër seance plenare, ku mund të shqyrtohen edhe dekretet e Presidentit Bajram Begaj, në rast se ndryshimet në qeveri do të konkretizohen.

Related article  Skandal! E fshiu por tepër vonë, Noizy bën reagimin SKANDALOZ per protesten

Burime për Vox News bëjnë me dije se kryeministri Rama ka shfaqur pakënaqësi për performancën e disa prej ministrave.