“Rama ska çfarë të ofrojë më për Ballkanin” – Ilir Kulla: Shqiptarët s’ia pranuan kartat që kishte në tavolinë! E nxori veten nga loja kur…

Analisti Ilir Kulla komentoi pozicionin e kryeministrit Edi Rama në raport me zhvillimet politike në Ballkanin Perëndimor, duke deklaruar se ai ka humbur ndikimin që dikur kishte tek shqiptarët në rajon.

I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” në News24, Kulla tha se kur kryeministri erdhi në pushtet, një nga kartat kryesore të tij ishte roli si faktor stabiliteti në Ballkanin Perëndimor. Sipas tij, ndryshimet politike në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut e kanë dobësuar këtë pozicion tek shqiptarët e rajonit.

Kulla përmendi kundërshtinë e Kosovës ndaj ndryshimit të kufijve si dhe përfundimin e nismës së Ballkanit të Hapur, duke theksuar se ai nuk i ka më instrumentet politike që i mundësonin dikur të kishte rol në rajon.

Related article  'Shkundet' Toka ne vendin me mijra shqiptare

“Edi Rama e nxori veten nga loja kur humbi ndikimin te shqiptarët e RMV dhe të Kosovës. Ai kishte ndikim të jashtëzakonshëm kur erdhi në pushtet pasi konsiderohej lideri edhe kur ishte Albini në opozitë dhe Thaçi në pushtet si lideri i shqiptarëve në Ballkan. Edhe në RMV me Ali Ahmetin konsiderohej si lideri, me ardhjen në pushtet të Vlen me Mickoskin. Ata nuk ia njohin këtë lidership dhe Rama nuk ka çfarë të ofrojë në shkëmbim.

Related article  From a Dream Wedding to Tragic News: The Incident That Has Left a Community in Shock

Sepse gjëja që Rama ofronte në shkëmbim kur filloi marrëdhëniet politike me Vuçiç, ishte që Rama ishte njeriu që do të sillte stabilitet. Dhe pastaj e dimë se si shkoi. Kosova ishte kundër ndryshimeve të kufijve. Ballkani i Hapur që iku, dhe kartat që kishte Rama për të lëvizur në tavolinë nuk i ka jo se iku Vuçiç, por shqiptarët e rajonit nuk ia pranuan.

Related article  29 vjeçarja që u mbyt sot në detin shqiptar

I vetmi rol që mund të ofrojë Rama është stabiliteti i brendshëm. Këtë e ka problem për shkak të protestave të brendshme. Në kuptimin perëndimor, Rama për Ballkanin nuk ka çfarë të ofrojë më. Është vetëm një kryeministër i një vendi anëtar te NATO-s, dhe kandidat për BE, por që nuk ka gjë në dorë as për çështjen e Kosovës dhe as të Maqedonisë së Veriut.”, tha ai.