Veliaj në burgun e Fierit/ Artan Hoxha bën deklaratën e fortë

Gazetari Artan Hoxha theksoi se kryeministri Edi Rama nuk mund të dalë më në shesh për shkak të pakënaqësisë qytetare, sikurse veproi kur erdhi në pushtet, kur nxorri të gjithë kabinetin në rrugë pas betimit në Presidencë.

Në një studio televizive ai theksoi se kryeministri e ka humbur legjitimitetin, duke shtuar se tani, ai dhe ministrat e tij nuk gjejnë më vrimë ku të futen për shkak se shënjestrohen nga qytetarët që iu janë kthyer kundër.

“E mbani mend kur Edi Rama erdhi në pushtet. E mori kabinetin dhe e nxori në bulevard. Sot nuk ka blind që t’i sigurojë ministrat të dalin në qytet. Ta provojë Edi Rama të dalë me duar në xhepa në bulevard. Ta provojë. Shkon që pa gdhirë të bëjë ato videot dhe zhduket. Kur erdhi në pushtet kishte të gjithë solemnitetin dhe doli në bulevard. Edhe te kabineti i dytë bëri të njëjtën gjë.

Related article  Pak minuta nga nisja e protestes, vjen reagimi urgjent nga Amerika: Mesazhi qe po terheq vemendjen

Deputetët nuk gjejnë vrimë ku të fshihen nga qytetarët. Ministrat edhe në avion apo jashtë nuk gjejnë derman. Pse ka ardhur kjo situatë? Për këtë mënyrë se si ky vend është keqqeverisur. Ai njeriu që dilte krenar në mes të qytetit, sot nuk gjen vrimë ku të futet. E di sa e ka shtuar numrin e makinave. Një ditë që vinte nga Vlora, ishin të paktën 11 makina”, u shpreh Hoxha.

Related article  Rama e tregon vendimin e tij “final”

Duke u ndalur tek kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, ai e cilësoi transferimin e tij në Fier si një kërcënim të bërë nga kryeministri Edi Rama kundër tij, por edhe kritikëve të tjerë brenda Partisë Socialiste. Sipas tij, kërcënimi ishte tipik i një mafie.

“Ajo që i bëri dje Edi Rama nuk ishte mesazh për Veliajn, por kërcënim tipik që bën mafia. Mafia dhe krimi i organizuar e di ku të prek që të thotë thirri mendjes, te familja, nëna dhe fëmija. Unë dje i pashë të gjithë këto elementë dhe u lejuan kamerat të filmonin këtë gjë. Ne pamë nënën e Veliajt, bashkëshorten dhe foshnjën. Veliaj mund të ketë 1 mijë gjëra në shpinë, por atë lloj kërcënimi ta bën mafia. Ai kërcënim është për të gjithë Erionët e tjerë të PS që i ka rrejtur mendja këto kohë se Edi Ramës po i rrëshket këmba. Rama iu tha të vetëve, edhe atyre që i kërkuan edhe hesap Toni Gogut se do t’ua bëj si Erion Veliajt”, shtoi gazetari.

Related article  “Nuk do të ketë fare vjeshtë!”/ Meteorologia paralajmëron surprizat e motit: Pas 20 shtatorit…