Reagon familja e policit qe humbi jeten ne krye te detyres

Efektivi i Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, i cili humbi jetën në krye të detyrës gjatë operacionit policor në fshatin Bode ne Maliq, do të prehet në varrezat e fshatit të tij të lindjes.

Related article  Jennifer Lopez Announces Third Pregnancy, Radiates Joy

Megjithëse statusi i “Dëshmorit të Atdheut” parashikon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve, familja ka kërkuar që ceremonia e varrimit të zhvillohet në vendlindjen e tij.

Sipas familjarëve, kjo kërkesë lidhet me faktin se ata kanë humbur më herët edhe një djalë tjetër nga një sëmundje e rëndë, gjithashtu efektiv policie.

Related article  From Film Star to Baker: ’80s Icon Leaves a Lasting Legacy at 86 as Fans Remember a Hollywood Legend

Dëshira e familjes është që dy vëllezërit të prehen pranë njëri-tjetrit.

Homazhet në nderim të Enea Mekollit do të zhvillohen të premten në orën 12:00 në Pallatin e Kulturës Pogradec, ndërsa ceremonia e varrimit do të mbahet në orën 14:00 në fshatin e tij të lindjes Blace.Top Channel

Related article  Ahmetaj: Veliaj festoi me uiski për urdhër-arrestin tim, do hapte tjetër shishe kur të