Lajm i trishtë për Shqipërinë! Ndahet nga jeta akademiku i lartë, dha kontributin e madh që nuk do harrohet për

Luan Omari, një prej anëtarëve themelues të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, është ndarë nga jeta në moshën 101-vjeçare. Lajmi është bërë i ditur nga Akademia e Shkencave, e cila ka shprehur ngushëllimet për humbjen e akademikut, duke vlerësuar kontributin e tij shumëvjeçar në shkencën dhe kulturën shqiptare.

Omari ka qenë ish-sekretar shkencor dhe zëvendëskryetar i Akademisë së Shkencave. Për disa dekada, ai ia kushtoi jetën kërkimit shkencor dhe zhvillimit të së drejtës dhe shkencave juridike në Shqipëri, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e mendimit juridik shqiptar dhe forcimin e institucioneve demokratike e të shtetit të së drejtës.

Related article  Trump Shares New Photos of Lincoln Memorial Reflecting Pool Project amid Lawsuit Over Blue Paint Job

Akademiku Luan Omari lindi më 10 qershor 1925 në Tiranë. Arsimin e hershëm e kreu në Bari të Italisë, ndërsa maturën e përfundoi në gjimnazin e Tiranës. Studimet e larta për drejtësi i ndoqi në Beograd dhe Sofje, ku u diplomua në shkencat juridike.

Aktiviteti i OTP-së në Rusi ngre pikëpyetje edhe për Shqipërinë: çfarë rreziqesh mund të krijojë ekspozimi i grupit?

Gjatë karrierës së tij, ai ka qenë docent i së drejtës publike në Institutin e Lartë Juridik, dekan i Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës për gati dy dekada, si dhe profesor i teorisë së shtetit dhe së drejtës dhe i së drejtës publike në këtë universitet.

Related article  Vjen njoftimi urgjent! Moti bën kthesë të shtunën, bëhuni gati për stuhinë, ja kur vjen vjeshta e vërtetë!

Luan Omari ka përfaqësuar Shqipërinë në Komisionin e Venecias pranë Këshillit të Evropës. Ai është autor i dhjetëra studimeve dhe monografive mbi historinë e së drejtës në Shqipëri, të drejtën publike dhe kushtetuese, si dhe sistemin juridik shqiptar. Gjithashtu, ka marrë pjesë në proceset dhe debatet kushtetuese për hartimin e Kushtetutës së Shqipërisë dhe të ligjeve kushtetuese pas viteve ’90.

Për kontributin e tij, në vitin 2020, Presidenti i Republikës e nderoi me Dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”. Ndërsa në vitin 2016, Akademia e Shkencave e Shqipërisë i akordoi Çmimin e Karrierës Akademike.

Related article  300 vende të reja pune, ministri: Aplikoni për t’i shërbyer sigurisë së vendit!

Akademia e Shkencave ka njoftuar se homazhet dhe nderimet për akademik Luan Omarin do të zhvillohen më 30 tetor 2026, në ambientet e saj.

Në orën 10:00 do të mbahet Akademia Solemne në sallën “Aleks Buda”, ndërsa homazhet do të zhvillohen nga ora 11:00 deri në orën 13:00. Në orën 13:00, kryetari i Akademisë së Shkencave, akademik Skënder Gjinushi, do të mbajë fjalën e lamtumirës.

“I paharruar kujtimi i akademik Luan Omarit!”, përfundon njoftimi i Akademisë së Shkencave.