Vjen njoftimi urgjent! Moti bën kthesë të shtunën, bëhuni gati për stuhinë, ja kur vjen vjeshta e vërtetë!

Moti pritet të ndryshojë të shtunën, kur pas ditëve me temperatura të larta do të rikthehen reshjet lokale të shiut. Megjithatë, temperaturat do të vijojnë të mbeten në nivele të larta për këtë periudhë të vitit.

Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave, deklaroi se temperaturat maksimale gjatë kësaj jave do të arrijnë rreth 34 gradë Celsius.

Related article  French Rape Survivor Gisèle Pelicot Says Falling in Love Again at Age 73 Was a 'Gift from Life'

“Të shtunën do të kemi reshje shiu, por lokale. Temperaturat do të jenë të larta”, tha Gjoni në Report Tv.

Në zonat malore, temperaturat maksimale pritet të arrijnë rreth 30 gradë Celsius, ndërsa minimalet do të lëvizin në vlerat 18-19 gradë.

Related article  Lista e djertoreve te dorehequr, emrat e forte!

Sipas Gjonit, një ndryshim më i ndjeshëm i kushteve atmosferike pritet gjatë javës së fundit të shtatorit. Në këtë periudhë pritet të ndihet më shumë vjeshta, ndërsa reshjet e shiut parashikohet të përfshijnë të gjithë territorin e vendit.

Pavarësisht rikthimit të reshjeve, rreziku nga zjarret mbetet i pranishëm në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Përjashtim bëjnë qarqet e Kukësit dhe Korçës, ku niveli i rrezikut paraqitet më i moderuar.

Related article  Jep dorëheqjen kryeministri i ketij shteti te madh. Rrëzohet dhe qeveria

Gjoni paralajmëroi se kushtet atmosferike, veçanërisht era, mund të favorizojnë përhapjen e flakëve, kryesisht në zonat pyjore. Sipas saj, kushte të ngjashme paraqiten edhe në vendet e tjera të rajonit.