E rende ne Tirane, ka humbje jete

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të enjte në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku një pacient ka humbur jetën pasi është hedhur nga kati i tretë i godinës.

Sipas raportimeve të News24, pacienti ishte shtruar në spital pas një tentative të mëparshme për vetëvrasje, si pasojë e së cilës kishte pësuar fraktura dhe po merrte trajtim mjekësor.

Related article  Cfarë u ndodhi/ shefi i Policisë së Krujës shan qytetarin, ai zbret nga makina dhe

Gjatë qëndrimit në spital, ai është hedhur nga kati i tretë i godinës dhe pavarësisht ndërhyrjeve mjekësore, ka humbur jetën.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat e plota të saj.

Related article  E FUNDIT - Bir i nenes

Në kuadër të hetimeve, po merren në pyetje personeli mjekësor dhe familjarët e pacientit. Deri më tani nuk kemi një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit.

Related article  Protestat mbuluan Shqipërinë! Komisioni Europian jep njoftimin që Edi Ramën: Është vendosur që