Ngjarje e rëndë nē Tropojē

Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur sot në Tropojë, ku sipas informacioneve të mbërritura në redaksinë e JOQ Albania, katër punonjës të Bashkisë Tropojë kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike gjatë punës në rrugën e Dubravës.

Related article  Ndodh “Mrekullia”, rikthehet Flor Mumajesi, i bën diçka madhështore ish të dashurës Soni Malaj në Ferma Vip (Video)

Redaksia e JOQ Albania ka marrë deri më tani rreth katër mesazhe nga qytetarë të ndryshëm, të cilët raportojnë për këtë ngjarje të rëndë. Sipas informacionit të përcjellë, një prej punonjësve, i identifikuar nga denoncuesit si Muhamet Sylisufi, dyshohet se ka humbur jetën, ndërsa tre punonjës të tjerë raportohet se ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Related article  AKSIDENT i rëndë në vend! Furgoni plot me punetore perplasje 'e lláhtarrshme' me kamioncinen, dalin detajet e para

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur gjatë punimeve pranë linjave elektrike, në një zonë ku vetëm pak ditë më parë qytetarët kishin ngritur shqetësime për prerjen e pemëve dhe rrezikun që mund të shkaktonin punimet pranë rrjetit të energjisë.

Related article  Kush është i “forti” që e qëlloi? Reagon Shefi i Policisë dhe zbulon të vërtetën e tij: Më rrezikoi jetën, ja çfarë kishte bërë

Pas interesimit të redaksisë, Policia e Tropojës ka konfirmuar informacionin për këtë ngjarje të rëndë. JOQ