Skip to content

Shpèrthim ne nje pallat, detajet

Katër persona kanë mbetur të plagosur, njëri prej tyre në gjendje të rëndë, pas një shpërthimi në një pallat apartamentesh në Neuchatel, në veriperëndim të Zvicrës.

Shpërthimi ndodhi rreth mesditës, për shkaqe ende të panjohura, njoftoi policia.

Related article  Intervista që do rrëzojë Kryeministrin??? Çim Peka bën paralajmërimin e madh me Arben Ahmetajn!

“Një shpërthim ndodhi në mesditë në një pallat apartamentesh. Katër persona u plagosën, njëri prej të cilëve ishte rëndë dhe u dërgua në spital me helikopter”, tha Georges-André Louzouet, zëdhënës i policisë së Neuchatel, duke konfirmuar informacionin e publikuar fillimisht nga gazeta lokale Arcinfo.

Related article  panik ne ajer, detajet e renda

Pas shpërthimit, në ndërtesë shpërtheu edhe një zjarr, i cili u vu shpejt nën kontroll nga ekipet e emergjencës. Megjithatë, zona përreth pallatit mbeti e rrethuar deri gjatë pasdites, ndërsa autoritetet nisën hetimet për të përcaktuar shkaqet e shpërthimit.

Related article  Kush ia mundësoi Edi Ramës makinën që kushton qindra milionë lekë?

Pamjet e publikuara nga transmetuesi publik zviceran RTS tregojnë flakë dhe tym të dendur që dilnin nga dritaret e një apartamenti në katin e parë, ndërsa fasada e ndërtesës pësoi dëmtime të dukshme.

Published inNEWS