Skip to content

Pa tmerrin me sy, detajet nga ngjarja e rende ne

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur më 26 shtator në fshatin Akërni të Vlorës, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar dhe grabitur në banesën e saj. Sipas njoftimit të policisë, shtetasi F. Y., 43 vjeç, i cili banonte në të njëjtin pallat me të moshuarën, dyshohet se ka trokitur në derën e saj.

Related article  Vlonjati i kërkon Edi Ramës të mos japë dorëheqjen dhe e këshillon: Ndryshoni…

Në momentin që 70-vjeçarja ka hapur derën, 43-vjeçari dyshohet se e ka goditur në kokë me një sëpatë. Si pasojë e goditjes, e moshuara ka mbetur pa ndjenja. Më pas, autori i dyshuar dyshohet se ka kontrolluar banesën dhe ka marrë rreth 700 mijë lekë të vjetra.

Related article  Babai i 17 vjecares nxjerr te reja nga ngjarja e bujshme

Policia dyshon gjithashtu se para se të largohej nga banesa, 43-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj 70-vjeçares. Pas denoncimit të ngjarjes, policia ka marrë në pyetje të moshuarën dhe ka sekuestruar si provë materiale sëpatën me të cilën dyshohet se është kryer goditja.

Related article  Search results for: Michelle Obama Spotted in Beverly Hills with Daughters During Stylish Outing

Po ashtu policia bën me dije se 43-vjeçari është shpallur në kërkim, ndërsa vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave të saj. Dyshohet se ai është edhe përdorues të lëndëve narkotike.

Published inNEWS