Skip to content

Ndryshime të tjera në Qeveri?/ Ish- deputeti zbardh skemën e bujshme

Ish deputeti i PD-së, Myslim Murrizi komentoi largimin e Evis Salës nga ministria e Shëndetësisë dhe të Besfort Lamallarit nga ajo e Brendshme, duke theksuar se janë vendime të marra nga lart, dhe jo dorëheqje.

Në një intervistë televizive, ai theksoi se lëvizjet janë bërë nga kryeministri Edi Rama, por ai i shet si dorëheqje.

“Me detyrim nga lart dhe përcaktim nga poshtë. Institucioni i dorëheqjes ka vlerë për njerëz që kanë vlera morale, jo për njerëz që përdoren në mënyrë të pështirë nga sunduesi. Nuk kanë kulturë këta që të shkojnë drejt dorëheqjes. Kështu i shet Rama si dorëheqje kur prishen pazaret ose për të ruajtur konjukturat e momentit kur Rama është në hall.”, tha ai.

Related article  Dalin detajet e para nga ngjarja e fundit ne kryeqytet

Ai theksoi se pritet që të ketë edhe lëvizje të tjera deri në dhjetor. Sipas tij, kryeministri Rama nuk ka ministra, por ai qeveris vetë.

Related article  Trump Refuses to Wear Bulletproof Vest After 3 Assassination Attempts: ‘Don’t Know If I Can Handle Looking 20 Lbs. Heavier’

Murrizi theksoi gjithashtu se Ron Yeffet është “shef” i kryeministrit Rama, por ligjërisht sipas tij, është zëvendës kryeministër. Ai tha gjithashtu se gjysmën e qeverisë e kontrollonte Yeffet, ndërsa Ergys Agasi pjesën tjetër.

“Ndoshta do të lëvizin financat, arsimi për të bërë qokat e radhës. Ky nuk ka ministra. Nuk firmos asnjë ministër në vendimet e të rëndësishme. Nuk ushtrojnë detyrën për të cilën i ngarkon kushtetuta. Rama është ministër te rrugët, te e brendshmja, te Roni, mbrojtja, financat, Bankers… Rama qeveris drejtëpërdrejt dhe i merr në telefon vet drejtorët e përgjithshëm.

Related article  E PAPRITUR, Kryeministri Edi Rama thërret me URGJENCË Prokurorinë, zbulohet LËVIZJA e fundit

Teknike është qeveria. Nuk ka asnjë lidhje këta që Rama ka në kabinet me elektoratin e PS. Por Rama i vë kot. Roni është zv kryeministër. Edhe shef i Ramës prej 2008 por ligjërisht zv kyeministër. Ka qenë ndarë qeveria përgjysmë. Gjysmën Gusi dhe gjysmën Roni” tha Murrizi.

Published inNEWS