Skip to content

Përmbyset autobusi turistik me 48 persona në bord, raportohen vikt*ma dhe të pl*gosur

Një autobus turistik me 48 persona në bord është përfshirë në një aksident të rëndë në lindje të Zvicrës.

Autobusi, i cili udhëtonte nga Holanda drejt Austrisë, u përmbys në rajonin e Engadinës së Poshtme, ndërsa nga ngjarja raportohen viktima dhe të plagosur.

Aksidenti ndodhi në segmentin rrugor mes zonave Susch dhe Zernez, në kantonin Graubünden.

Related article  I dërgoi foton e organit gj*nital qytetares, vjen lajmi i rende, per Olger Eminajt por kerkohet qe ai ...

Sipas policisë lokale, në autobus ndodheshin 48 persona, ndërsa numri i saktë i viktimave dhe të plagosurve ende nuk është bërë i ditur.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende informacion të plotë mbi shkaqet e aksidentit apo rrethanat që çuan në përmbysjen e autobusit.

Sipas mediave zvicerane, autobusi i përkiste kompanisë turistike holandeze Oad, e cila organizon udhëtime në vende të ndryshme të Europës.

Related article  Deklarata e bujshme: “Eshte zbuluar kush i sponsorizon protestuesit”

Grupi ishte nisur më 7 shtator nga Holanda dhe kishte Austrinë si destinacion, ndërsa qëndrimi në kantonin Graubünden ishte planifikuar si pjesë e një ekskursioni ditor.

Pamjet e publikuara nga media zvicerane Blick tregojnë autobusin me targa holandeze të përmbysur në një livadh pranë rrugës.

Related article  Skena te pabesueshme ne plazh/ Çanta e mbushur plot me euro del në breg, pushuesit mbushin xhepat

Në vendngjarje janë angazhuar pesë helikopterë, zjarrfikës dhe ekipe të shumta të emergjencës për të nxjerrë dhe transportuar personat e përfshirë në aksident.

Zona është izoluar për të lehtësuar operacionin e shpëtimit dhe hetimet e autoriteteve.

Hetimet vijojnë për të përcaktuar shkaqet e aksidentit dhe bilancin e plotë të viktimave dhe të plagosurve.

Published inNEWS