Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka vënë nën hetim deputetin e Partisë Demokratike, Luan Baçi.

Çështja ndaj tij u regjistrua mbi bazën e një kallëzimi penal të depozituar në shkurt të vitit 2024 nga ish-ortaku i tij i biznesit, Aredin Behari.

Related article  Arrihet marrëveshje e re, përfitojnë mijëra qytetarë

Behari e akuzon deputetin për pastrim parash dhe fshehje pasurie në vlerën e 1.5 milionë eurove.

Veprimtaria e pretenduar financiare dhe fshehja e kapitaleve, sipas kallëzuesit, ka ndodhur përgjatë periudhës 2010–2012.

Related article  Lainey Wilson and 'Duck' Hodges Admit to Telling Wedding Guests They 'Don't Give a Damn' About Dress Code (Exclusive)

Organi i akuzës tani do të verifikojë deklaratat e pasurisë, bilancet e sipërmarrjeve tregtare dhe lëvizjet e llogarive bankare të ligjëruara gjatë atyre viteve.

Related article  Muaji i mjaltit që u kthye në tr*gjedi: Ajo fshehu dh*mbjet deri sa ishte tepër vonë