Kujdes nëse gjeni 50 euro në xhamin e përparmë të makinës, ka një arsye tronditese

“Paratë sjellin para”, thotë një proverb popullor, të cilin kriminelët po e shfrytëzojnë me përpikëri këto ditë për të joshur viktimat e tyre. I tillë është rasti me këtë mashtrim të ri dhe të sajuar mirë.

Me të mbërritur në parking, mundësisht një nga ato të mëdhatë në një qendër tregtare ose supermarket, shoferi gjen një kartëmonedhë 50 euro në xhamin e përparmë, nën fshirësen e xhamit.

Related article  I ati i Mirzeta Kashnicës: Dumani i tha se Ballukun “e márrím nga rruga dhe e fùsim brènda”, por…

Është një kartmonedhë false, por, duke mos e ditur këtë, kush nuk do t’i rezistonte ta merrte? Kështu përfundon në një kurth, sepse mashtruesit, që fshihen aty pranë, hidhen në veprim, duke i grabitur viktimës së pafat, sendet personale të lëna më parë në makinë, nëse jo edhe vetë makinën.

Related article  Skandali që po trondit Greqinë: 11 deputetë të Mitsotakis rrezikojnë imunitetin, zbulohet skema e mashtrimit me fondet e BE-së!

Teknika është shumë e thjeshtë. Kriminelët, në parkingje të mëdha publike, si ato pranë qendrave tregtare dhe supermarketeve, ose në zona tregtare të ngarkuara, zgjedhin shënjestrën e tyre, kryesisht shoferët ose korrierët, dhe vendosin një kartëmonedhë të falsifikuar 50 euroshe nën fshirësen e xhamit të përparmë.

Related article  Po shoqëronte vajzën e vogël për në shkollë, përplaset për vdekje nga kamioni i plehrave 44-vjeçarja shqiptare në Itali (EMRI)