DJ Dagz ka ndarë me ndjekësit një nga momentet më të vështira të jetës së tij, ku ka treguar se babai i tij ndodhet në spital, i cili prej tri ditësh është i intubuar dhe po lufton për jetën.

Përmes një postimi në Instagram, ai ka treguar se babai i tij ka qenë gjithmonë mbështetja më e madhe në momentet e vështira, duke e inkurajuar të vazhdojë karrierën dhe të mos heqë dorë nga ajo që e bën të lumtur.

Ai është shprehur se 2026 shënon 17-vjetorin e karrierës së tij si DJ, Dagz ka rrëfyer se në shumë raste ka menduar të mos marrë pjesë në evente për shkak të vështirësive familjare, por babai i tij gjithmonë e ka nxitur të vazhdojë.

Related article  Nuk pritej! Ja ngjarja e SHEMTUAR qe ua kane bere protestuesve ne shesh

Postimi i plotë:

Viti 2026 osht viti i 17 n’karrieren teme si DJ, edhe padyshim që gjatë gjithë këtyne viteve ka pas ditë dhe momente shumë të vështira për mu edhe familjen tem, gje e cila mka bo që mos me dasht me qenë pjesë e eventeve të parapame gjatë atyre ditëve. Dhe pikërisht njeriu që gjithmonë ka insistu që unë t’vazhdoj e t’iki në evente edhe n’ato momente të vështira ka qenë Babi.

Related article  E trishtë! Vdes aktivisti i njohur, sëmundja e rëndë i merr jetën

Gjithmonë më shprehte: E di që ty ato 2 metra katrorë t’bojnë t’lumtur e t’ndihmojnë sadopak me hek mendjen nga çka do që ka qenë rastit dhe atë me shumë insistim dhe realisht gjithmonë mka ndihmu shumë. Sot Babi është në ditën e 3 në intubim dhe në luftë me jetën dhe sot pikërisht osht ajo dita që s’du me qenë pjesë në eventin e parapame për sonte, po diçka brenda meje pom thotë: ‘Shko djali jem se kjo t’bon t’lumtur’, e m’jep kurajo t’vazhdoj çdo gjë gjithmonë ka qenë dëshira e tij.

Related article  Ngjarje e rende kete te diel, dalin detajet e para

Unë jam i fortë, Bab, qashtu qysh ti ki pas qef unë me kon. Tash osht koha që edhe ti me kon i fortë e me u kthy shumë shpejt prap me neve.