E papritur! Gjendet pa jetë aktori i serialit të njohur, qe e adhurojne te gjithe shqiptaret

Aktori turk Serhat Mustafa Kılıç është gjetur i pajetë në banesën e tij në Stamboll, rreth orës 17:00 të së shtunës, 5 shtator 2026. 51-vjeçari njihet për publikun shqiptar nga seriali i famshëm “Ezel”, i cili është transmetuar më herët në Tv Klan dhe që arriti rekorde shikueshmërie. Por jo vetëm kaq! Ai ka luajtur edhe në serialin e famshëm “Osmani”…

Për vdekjen e tij kanë nisur hetimet, ndërsa në dosjen e çështjes është përfshirë edhe dëshmia e të dashurës së tij, Özlem E., me të cilën ai ishte në një lidhje prej rreth 8 vitesh. Sipas dëshmisë së saj, dy ditë para se të gjendej i pajetë, Kılıç nuk kishte shkuar në xhirime për shkak të dhimbjeve të forta nga hernia diskale në qafë. Ai i kishte thënë se kishte marrë shumë ilaçe, por dhimbjet nuk i ishin qetësuar dhe se po vuante shumë.

Related article  Njoftimi urgjent, BE merr vendimin e fundit per te gjithe shqiptaret qe udhetojne drejt Europes! Lajm i keq per te gjithe, merrni masa

Më vonë, po atë ditë, aktori e kishte telefonuar duke i thënë se ishte larguar nga seti.

“Jam i mërzitur dhe nuk dua të takoj askënd”, mësohet t’i ketë thënë ai partneres. Pas kësaj, Kılıç nuk iu përgjigj më telefonatave dhe mesazheve të saj.

Related article  2 minuta e 50 sekonda: Edi u ndalua me shenjën STOP të policisë, del video e plotë pa ndërhyrje

Më 5 shtator, kur telefoni i tij rezultoi i fikur, Özlem E. shkoi në banesën e tij në Nurtepe me çelësin rezervë. Ajo e gjeti aktorin të pajetë në sallon dhe njoftoi menjëherë familjarët dhe urgjencën.

Related article  Lufta në Lindjen e Mesme, Ministria e Jashtme apel: Evitoni çdo udhëtim drejt vendeve të rajonit

Sipas dëshmisë së saj, Kılıç vuante nga tensioni i lartë, gastriti dhe hernia diskale në qafë. Gjithashtu, ajo deklaroi se aktori nuk kishte probleme me varësinë nga alkooli apo substancat narkotike.

Shkaku i saktë i vdekjes ende nuk është bërë i ditur.