Lajm i trishtë! Ndahet nga jeta aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët

Aktori turk Serhat Mustafa Kiliç është gjetur i vdekur në apartamentin e tij në lagjen Kağıthane të Stambollit.

Rrethanat e vdekjes së tij mbeten ende të paqarta, ndërsa deri më tani nuk është bërë i ditur zyrtarisht shkaku.

Sipas informacioneve të raportuara, partnerja e aktorit ishte shqetësuar pasi nuk kishte arritur të kontaktonte me të prej disa ditësh. Pasi kishte shkuar në apartament, ajo e kishte gjetur Kiliç të palëvizshëm në divanin e dhomës së ndenjes.

Related article  Reagon për herë të parë Eli Fara dhe merr këtë vendim ndaj Adrian Hilës

Në vendngjarje janë njoftuar policia dhe ekipet mjekësore, të cilat pas mbërritjes kanë konstatuar vdekjen e aktorit.

Sipas deklarimeve që partnerja e tij i ka dhënë policisë, Kiliç vuante nga kanceri limfatik, i njohur si limfoma. Media të ndryshme turke kanë raportuar gjithashtu se aktori kishte pasur probleme me gjëndrën tiroide.

Related article  “Çohu, ik që tani…”- Sidorela Gjoni përplaset me Albatros Rexhajn

Megjithatë, nuk ka ende një konfirmim zyrtar që lidh këto probleme shëndetësore me vdekjen e tij. Shkaku i saktë pritet të përcaktohet nga autoritetet pas procedurave përkatëse mjeko-ligjore dhe hetimore.

Related article  “Kam kapërcyer ylberin”, Dashnor Sula: Ja basti burrnor që kam bërë me kryeministrin Edi Rama