I fundit, ngjarje e rende ne vend

Një konflikt mes disa të rinjve në qytetin e Korçës ka përfunduar me plagosjen me thikë të një 19-vjeçari. Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në lagjen nr. 11 të qytetit.

I plagosur ka mbetur 19-vjeçari me iniciale M. A., i cili është goditur me thikë në kofshë gjatë konfliktit.

Related article  Te shtena, ka humbje jete dhe shume te plagosur

Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë kanë ndërhyrë, duke bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, 23-vjeçarit me iniciale R. I.

Nga verifikimet ka rezultuar se i riu ndodhej nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, të cilën dyshohet se e kishte thyer në momentin e ngjarjes.

Related article  Cfarë nuk u pa në Parlament! “Njerëzit të duan në burg!”/ Dalin detajet e sherrit të ashpër mes Shehajt dhe Ramës në Kuvend: Je hajdut, s’vodhi vetëm…

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar ndaj tij, efektivët e policisë kanë gjetur edhe një sasi lënde narkotike të dyshuar kanabis sativa.

Ndërkohë, 19-vjeçari i plagosur është transportuar në Spitalin Rajonal të Korçës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas informacioneve paraprake, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Related article  Përplasja mes protestuesve dhe policisë te Kuvendi, reagon URGJENT Ambasada Amerikane: Thirrja...

Policia po vijon veprimet për arrestimin e 23-vjeçarit, ndërsa hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të konfliktit