Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në Korçë ku një i ri ka plagosur me thikë një 19-vjeçar. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se autori i dyshuar i ngjarjes është vënë në pranga brenda pak minutave
Sakaq mësohet se ngjarja ka ndodhur këtë pasdite në lagjen nr. 11 të qytetit, ku i plagosur me thikë ka mbetur 19-vjeçari me iniciale M.A. Autori i ngjarjes së rëndë dyshohet të jetë 23-vjeçari R.I.
23-vjeçari mësohet se ka thyer masën e sigurisë “arrest shtëpie”, ndërsa gjatë kontrollit iu gjet edhe një sasi cannabis sativa. Ndërsa 19-vjeçari mësohet se fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën, pasi ka marrë plagë në pjesën e kofshës.
Megjithatë, autoritetet vendase ndodhen në vendngjarje duke punuar për zbardhjen e plotë të rastit.