Skip to content

Detajet e ekspertizes nga ngjarja e rende

Detajet të reja kanë dalë nga ekspertiza e bërë në sajë të zbardhjes së aksidentit tragjik, të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Manzë, ku humbën jetën çifti i ri i sapomartuar, Kleo Vrioni dhe Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri. Sipas ekspertëve mësohet se në momentet para aksidentit, automjeti ka qenë duke lëvizur me një shpejtësi prej rreth 114 km/orë.

Related article  A e dije se kur një hardhucë hyn në shtëpinë tënde, është një shenjë e…

Po ashtu, referuar rindërtimit të dinamikës së ngjarjes rezulton se në momentin kur ka qenë duke marrë kthesën në Manzë, shoferi ka humbur kontrollin e mjetit. Për pasojë, goma e parë në krahun e pasagjerit thuhet se ka goditur bordurën çka ka shkaktuar pastaj përmbysjen e mjetit. Kështu, makina me të cilin po udhëtonin pesë personat, “BMW”-ja është përmbysur dhe ka rrëshqitur për 40 metra më tutje, derisa ka përfunduar e përmbysur në një cep të rrugës.

Related article  Burri i merr jeten bashkeshortes pasi e gjeti në tradhti

Po ashtu, ekspertiza ka zbuluar dhe gjendjen e drejtuesit të mjetit, për të cilin analizat toksikologjike kanë konfirmuar se kishte konsumuar alkool. Sakaq, siç raportuam edhe pak më parë, mes lotësh e dhimbjesh familja Muhaxhiri përcjell pasditen e sotme për në banesën e fundit djalin e tyre 15-vjeçar, Alvin. Ndërsa janë në luftë me jetën te spitali i Traumës në Tiranë, dy të rinjtë 26 vjeçari Rejsi Vrioni dhe 16-vjeçari Klevis Dervishi.

Related article  Këto 5 qytete të Shqipërisë i pret “ferri”! Meteorologia bën paralajmërimin e frikshëm: Nga e enjtja…
Published inNEWS