Skip to content

Momenti i aksidentit trágjik në Durrës

Televizioni “Euronews Albania” ka arritur të sigurojë pamjet e aksidentit tragjik të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Manëz të Durrësit, ku humbën jetën çifti i ri dhe një i mitur 15 vjeç.

Related article  Po i shantazhojnë me vendet e punës së prindërve - Deklarata e fortë e Klodiana Lalës

Sipas konkluzioneve të ekspertëve, të nxjerra nga videoja, automjeti, në momentet para aksidentit, ka qenë duke lëvizur me një shpejtësi prej rreth 114 km/orë.

Nga rindërtimi i dinamikës së ngjarjes rezulton se, në momentin e marrjes së kthesës, drejtuesi ka humbur kontrollin mbi automjetin. Fillimisht, goma e parë në krahun e pasagjerit ka goditur bordurën, duke bërë që automjeti të humbiste më tej stabilitetin.

Related article  Deshi të i bëjë suprizë gjatë pushimeve, burri i futet papritmas gruas në dhomë

Pas përplasjes me bordurën, makina është përmbysur dhe më pas ka shkuar zvarrë rreth 40 metra, deri në ndalimin e saj.

Ndërkohë, dy te plagosurit e tjerë ndodhen në Spitalin e Traumës në kryeqytet. Shiko videon më poshtë:

Related article  “Banka e Shqipërisë ju jep lekë”/ Rama ka një mesazh për shqiptarët
Published inNEWS