Sot proteste kombetare! Nuk do ta besoni kush pritet t’i bashkohet studenteve (Detajet e forta)

Studentët nga e gjithë Shqipëria pritet të mblidhen sot, më 24 tetor, në Tiranë, për një protestë kombëtare përpara Kryeministrisë. Tubimi vjen në ditën e 12-të të protestave studentore, ndërsa lëvizja po merr mbështetje edhe nga grupe të tjera të shoqërisë.

Në mbështetje të studentëve kanë njoftuar pjesëmarrjen pedagogë, mjekë, artistë, përfaqësues të bizneseve dhe sindikatave. Thirrje për solidarizim janë bërë edhe ndaj shqiptarëve të diasporës.

Related article  Burri i merr jeten bashkëshortes pasi e gjeti në tradhti

Sipas organizimit të paralajmëruar, pedagogët pritet të mblidhen në orën 10:00 pranë Universitetit Politeknik, ndërsa artistët dhe punonjësit e kulturës janë ftuar të dalin përpara Kryeministrisë në orën 11:00. Në orën 14:00 është parashikuar bashkimi i grupeve studentore në protestën kryesore.

Related article  Diten e sotme ndodh ngjarja fatale per 46 vjecarin (Detaje)

Ndërkohë, Partia Demokratike u ka bërë thirrje strukturave dhe mbështetësve të saj që në orën 12:00 të dalin në mbështetje të protestës së studentëve.

Mobilizimi është shtrirë edhe në qytete të tjera të vendit, nga ku studentët pritet të udhëtojnë drejt kryeqytetit për t’iu bashkuar tubimit.

Related article  hetime befasuese per shkakkun e vdekjes se kengetarit te dashur

Protesta e sotme synon të zgjerojë lëvizjen studentore përtej universiteteve, duke bashkuar në një tubim të vetëm të rinj, profesionistë dhe qytetarë që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit dhe kushte më të mira jetese.