E papritur! Nafta u rrit me 38 lekë që prej shkrirjes së Bordit të Transparencës, jepet paralajmërimi i fortë çfarë mund të ndodh sërish

Mbushja e depozitës së makinës kushton sot më shumë se vetëm një javë më parë.

Në shumë pika karburanti, nafta është rritur nga rreth 204 lekë në 214 lekë për litër, ndërsa edhe benzina ka ndjekur të njëjtën prirje.

Related article  “Mua nuk më bën artiste Ardit Gjebrea”, Albërije Hadërgjonaj flet per

Edhe pse bëhet fjalë për një rritje prej 10 lekësh për litër, ndikimi është i ndjeshëm për drejtuesit që përdorin automjetin çdo ditë.

Për një depozitë mesatare prej 50 litrave, kostoja shtesë arrin në rreth 500 lekë krahasuar me një javë më parë.

Related article  Video me një mashkull në zyrën e Agasit, kush janë emrat e dy ministrave që përfliten?

Sa i përket naftës çmimi aktual për litër ka pësuar një rritje me afro 38 lekë krahasuar me çmimin e lënë në fuqi nga Bordi para se të shkrihej.

Ndërsa benzina rezulton të jetë rritur me 33 lekë nga çmimi 166 lekë që ishte sipas vendimit të fundit të bordit.

Related article  Deklarata e forte e gazetarit te njohur, detaje te pathena me pare

Nëse tendenca në tregjet ndërkombëtare vazhdon në rritje, nuk përjashtohet mundësia që çmimet në pikat e karburanteve të pësojnë ndryshime edhe gjatë javëve në vijim.