Skip to content

Q*llohet ndaj një makine pranë “Urës së Milotit”, P*licia identifikon autorin!

Një ngjarje dramatike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lezhë, ku janë përdorur armët e zjarrit.

Ngjarja u shënua pranë Urës së Milotit.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 18:00, personi me inicialet Gj. Gj., i cili lëvizte me një automjet tip “Audi”, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tjetër, po të markës “Audi”, që ishte në lëvizje dhe drejtohej nga shtetasi M. J., 30 vjeç, banues në Rubik.

Related article  When Late-Night TV Crossed the Line

Nga verifikimet e kryera deri në këto momente rezulton se nuk ka persona të lënduar si pasojë e të shtënave.

Shërbimet e Policisë kanë nisur menjëherë ndjekjen e autorit të dyshuar, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje.

Related article  termet ne vendin tone

Njoftimi i Policisë:

“Rreth orës 18:00, te Ura e Milotit, dyshohet se shtetasi Gj. Gj., i cili lëvizte me një automjet tip “Audi”, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tjetër tip “Audi”, në lëvizje, që drejtohej nga shtetasi M. J., 30 vjeç, banues në Rubik.

Related article  Stuhi ekstreme në Ballkan/ Kosova në nivel rreziku 3, Shqipëria në nivel…

Nga verifikimet e kryera deri tani rezulton se nuk ka persona të dëmtuar. Shërbimet e Policisë vijojnë ndjekjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj”.

Published inNEWS