’Cekja’ i Beratit përplaset me mjetin e Baba Sheh Hormovës

Aktori i njohur i humorit Sejfulla Myftari, i njohur si “Cekja i Beratit” 86-vjeç, është përfshirë në një aksident rrugor në aksin Gjirokastër-Tepelenë. Ngjarja ka ndodhur në kthesën e fshatit Hormovë, ku automjeti që ai drejtonte, një Mercedes Benz, është përplasur me një automjet tip Ford.

Related article  Gramoz Ruçit i “shembet çatia” mbi kokë! Djali i tij i bën veprimin që Edi Rama nuk do ia “falë”! Ja çfarë ndodhi në mes të ditës

Në automjetin tjetër udhëtonte Baba Sheh Hormova 85-vjeç, kleriku i njohur, ndërsa fatmirësisht nga përplasja nuk ka pasur persona të lënduar. Të dy drejtuesit kanë dalë pa dëmtime nga aksidenti, ndërsa mjetet kanë pësuar dëmtime materiale.

Related article  Tulsi Gabbard Launches Investigation on 120 US-Funded Biolabs - Dozens Located in Ukraine

Policia Rrugore e Gjirokastrës ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur verifikimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Hetimet do të përcaktojnë edhe përgjegjësinë për përplasjen.

Related article  Tronditet Rama deklarata nga deputeti i PS-së: Nuk duhet të…