Skip to content

Zbardhet dëshmia e edukatores

Një edukatore në një kopsht privat në Tiranë është arrestuar, pasi ka dhunuar një të mitur. Në praga është vënë 32-vjeçarja Brunilda Haxhiu. Denoncimi në polici është bërë nga babi i fëmijës pasi ka parë shenjat e dhunës në fytyrën e 2-vjeçarit.

Fillimisht ai e ka dërguar fëmijën në spital dhe i janë bërë ekzaminimet. I mituri kishte një të nxirë tek faqja dhe shenja skuqje tek veshët. Ndërkohë, gjatë marrjes në pyetje 32-vjeçarja Brunilda Haxhiu ka deklaruar se fëmijën e ka gjuajtur me shpullë pasi nuk po e zinte gjumi dhe nuk po e duronte dot.

Related article  Echelon Insights Poll Shows Musk’s ‘America Party’ Is a Threat to Trump

Sipas burimeve, edhe nga pamjet filmike ka rezultuar që edukatorja 32-vjeçare ka ushtruar dhunë fizike ndaj fëmijës 2 vjeçar.

Gjithçka ka ndodhur në kopshtin privat në rrugën rr. Aleksandër Mojsiu, vila 18/3, ish-Kinostudio. Fëmija dyvjeçar kur është marrë nga prindërit nga kopshti në shtëpi kanë vënë re se kishte të nxira në faqe. Më pas e kanë çuar në spital për ta parë nga se është shkaktuar dhe fillimisht kanë menduar se është ndonjë zënkë mes fëmijësh.

Related article  Josh Duggar Prison Sentence Extended as He Is Put in Solitary, Claims Cousin Amy amid Appeal of Child Sex Abuse Conviction

Më pas policia ka bërë këqyrjen e kamerave të kopshtit dhe ka zbuluar se në një moment kur fëmija 2-vjeç ka qenë duke qarë, edukatorja 32-vjeçare është afruar dhe e ka qëlluar dy herë shuplakë në faqe.

Related article  SKANDALI NE BBVA, Banoret kapen duke hyrë në Instagram, produksioni 'Jashtë menjëherë', Pritet ZARF I ZI (Video)

Pas këqyrjes së kamerave policia menjëherë ka bërë arrestimin e edukatores 32-vjeçare, e cila kishte punuar me të njëjtin profesion edhe jashtë vendit. Madje nga një verifikim në faqet në Instagram dhe Facebook të kopshtit, shihet që i kanë mbyllur të dyja pas ngjarjes.

Published inNEWS