Detaje të reja janë zbardhur lidhur me gjendjen shëndetësore të Muhamet Skanës, të riut që u dhunua nga efektivët e policisë gjatë protestës së studentëve pranë Ministrisë së Arsimit në Tiranë.
Mediat raportojnë se një familjar i Skanës ka bërë të ditur se i riu ka pësuar dëmtime në kafkë dhe në shtyllën kurrizore, si dhe ka pasur humbje të kujtesës pas ngjarjes.
Sipas familjarit, gjendja e tij është përmirësuar dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai ka nisur gradualisht të rikujtojë atë që ka ndodhur, ndërsa dëmtimet e pësuara, sipas familjarit, janë të rikuperueshme.
U ndaluan në protesta, 63 persona dalin nesër para gjykatës për masën e sigurisë
Protestuesit i vihen pas Klevis Balliut, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar
“Ka pasur humbje të kujtesës dhe dëmtim të shtyllës kurrizore. Është jashtë rrezikut për jetën, tani sapo ka filluar të kujtojë. Ka dëmtim të kafkës, por çdo gjë është e rikuperueshme. Edhe shtylla kurrizore është e rikuperueshme”, ka deklaruar familjari.
Ndërkohë dy efektivët e policisë që dhunuan të riun janë pezulluar menjëherë nga detyra.
