Skip to content

Protesta e “Zvërnecit”/ Pedagogu Lush Susaj: Ambasadat e BE dhe SHBA duhet ta rrëzojnë qeverinë Rama…

Pedagogu Lush Susaj ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen masivisht protestës, duke e cilësuar atë si një përballje për të ardhmen e vendit dhe kundër asaj që ai e konsideron keqqeverisje.

Gjatë fjalës së tij para protestuesve, Susaj u shpreh se është rritur në “sheshet e lirisë” dhe se do të vijojë të jetë pjesë e protestave kundër qeverisë.

Related article  Judge Asks Diddy How He Was Feeling. His Answer Made the Judge Laugh

“Është e ardhmja juaj, ndaj ngrihuni dhe ta fshijmë nga faqja e dheut këtë sistem. Jam një njeri që kam lindur në sheshet e lirisë në përballje me diktaturat dhe do të vdes po në sheshet e lirisë”, deklaroi pedagogu.

Related article  Trump meeting with national security team wraps up, Lawmakers introduce resolution to prevent US involvement...

Ai iu drejtua gjithashtu ambasadave të Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke kërkuar mbështetje nga ndërkombëtarët.

“Ambasadat e BE-së dhe SHBA-së, na ndihmoni të heqim qafe këtë qeveri që po kriminalizon dhe dëbon shoqërinë. Shkatërrimi i sistemit shëndetësor dhe arsimor nuk sjell asgjë të mirë, por mbjell vetëm krim dhe probleme edhe për BE-në dhe SHBA-në”, tha Susaj. “Ju që protestoni meritoni titullin qytetar, ndërsa ata që fshihen ndoshta do të bëjnë pasuri, por mbeten mjeranë”, u shpreh ai.

Related article  Alina Habba Says Federal Workers Not ‘America First’ Will Be Let Go
Published inNEWS