Senatorja Elissa Slotkin: Të ndalet dh*na në Shqipëri!

Senatorja amerikane Elissa Slotkin ka lëshuar një reagim zyrtar mbi situatën e tensionuar dhe aktet e dhunës të shënuara gjatë ditëve të fundit në Shqipëri, duke reaguar ndaj shqetësimeve të ngritura nga qytetarët amerikanë me origjinë shqiptare.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, senatorja Slotkin theksoi se e drejta për të protestuar dhe llogaridhënia institucionale janë gurë themelorë të demokracisë:

Related article  Boy with Cancer Started a Lemonade Stand for Brain Tumor Research. He Raised $22, Then Anonymous Donor Gifted $100K

“Gjatë ditëve të fundit, kam marrë një sërë thirrjesh të shqetësuara nga banorë të Miçiganit lidhur me dhunën në përshkallëzim në Shqipëri, mes vendeve të tjera evropiane. Populli shqiptar ka të drejtë të protestojë paqësisht dhe të kërkojë llogari nga zyrtarët e tyre të zgjedhur.”

Related article  “Do të dyfishohet bonusi për pensionistët” nga rritja nuk përfitojnë të gjithë, përjashtohen pensionet

Duke u ndalur te detyrimet e ekzekutivit shqiptar, ajo bëri thirrje për respektimin e standardeve ligjore dhe shmangien e çdo forme të tepruar të forcës policore:

“Në mënyrë të ngjashme, qeveria shqiptare ka për detyrë të respektojë sundimin e ligjit, të mbrojë protestuesit kundër përdorimit të tepruar të forcës policore, të pastrojë korrupsionin dhe t’i përgjigjet shqetësimeve të qytetarëve. I bëj thirrje të dyja palëve të bëjnë çmos për të ulur tensionet dhe për të gjetur një rrugë paqësore për të ecur përpara.

Related article  Arben Ahmetaj i drejtohet popullit shqiptar dhe e pranon: Unë jam i përfshirë në protestë! Mos lejoni të shuhet, pasi Shqipëria do të vdesë