Skip to content

Lajm i trishte per ish trajnerin e njohur

Lajmi i trishtë tronditi paraditën e sotme qytetin e Shijakut. Në orët e para të mëngjesit është ndarë nga jeta, në moshën 49-vjeçare, Laureli Alite, djali i ish-lojtarit dhe ish-trajnerit të mirënjohur të ekipit të volejbollit Erzeni, Lulzim Alite

Laureli humbi jetën pas një aksidenti tragjik, duke lënë pas dhimbje të madhe te familjarët, miqtë dhe të gjithë ata që e njihnin. Ai humbi jetën në aksidentin Gosë–Vilëbashtovë të Kavajës. Laurel Alite drejtonte një motomjet që u përplas nga makina e Caci Novakut.

Ai vinte nga një familje me traditë të spikatur në sport. Babai i tij, Lulzim Alite, dhe vëllai, Albensi, kanë veshur fanellën shijakase, duke kontribuar në sportin e qytetit dhe në ekipin e volejbollit Erzeni.

Related article  Tronditë Baton Haxhiu, përmend këta 7 emra lidhur me Gjykatën Speciale

Edhe nëna e Laurelit, Afërdita Alite, ka një kontribut të njohur në jetën publike të qytetit. Ajo ka drejtuar për shumë vite shkollën “Lidhja e Prizrenit” dhe ka mbajtur gjithashtu detyrën e kryetares së Bashkisë Shijak.

Related article  E dhimbshme! Trupi i tij nuk mbante më, ndahet nga jeta aktori i madh vetëm 43 vjeç…(FOTO)

Laureli njihej në qytetin e Shijakut si një djalë fisnik, i dashur dhe sportdashës, veçanërisht i lidhur me ekipin e volejbollit Erzeni, ku familja e tij ka dhënë ndër vite një kontribut të çmuar.

Related article  Tensionohet situata te Kryeministria, “zbarkon” FNSH-ja dhe krerët e lartë të policisë! Protestuesit përplasen me efektivët

Pas lajmit të hidhur, kanë qenë të shumta mesazhet e ngushëllimit për familjen Alite.

“Erzeni ndër vite i dërgon ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të tij për ndarjen e parakohshme nga jeta.
U prehtë në paqe!”

Published inNEWS