Skip to content

Përplasje e fortë, Elisa Spiropali kalon mes qytetarëve dhe i dërgon “mesazh” Edi Ramës: Mos u…

Situata në terren është shoqëruar me incidente mes protestuesve dhe forcave të Policisë së Shtetit, ndërsa në disa momente përplasjet janë përshkallëzuar. Gjatë ndërhyrjes së efektivëve janë shoqëruar edhe disa persona, ndërsa sipas burimeve nga terreni mësohet se si protestues ashtu edhe punonjës policie kanë mbetur të lënduar si pasojë e përplasjeve dhe përdorimit të gazit lotsjellës. Në mesin e të lënduarve është parë edhe një qytetar me fytyrën e mbuluar në gjak.

Related article  Kishin dalë për të vrrë “KOKËN e MADHE”! Policia arreston në flagrancë 6 persona në Gjirokastër! U kapën aty ku milioneri…

Ndërkohë që jashtë Kuvendit vijonin përplasjet dhe tensionet mes protestuesve e policisë, deputetja e Partisë Socialiste Elisa Spiropali u paraqit në institucion ku gjatë fjalës së saj i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama që duhet të nisë analiza mes socialistëve dhe jo të merret me kundërshtarët.

Related article  Kerkesa urgjente per infermieren qe humbi njeren kembe ne aksident

“Ne kemi punën tonë, duhet të reflektojmë, të dëgjojmë dhe të ofrojmë zgjidhje. Mos merremi me protestuesit, por me veten. Diskutimet vijnë nga të gjithë. E rëndësishme është që Kuvendi i Shqipërisë të përdoret për të folur për njerëzit, për shqetësimet, për të ofruar zgjidhje, për të parë më shumë nga vetja dhe secila forcë politike në atë Kuvend duhet të bëjë analizën e vetes para se të bëjë analizën e kundërshtarit”, tha Elisa Spiropali.

Related article  25 Tricky And Confused Photos That Will Make You Look Twice
Published inNEWS