Protesta ne shesh! Çfarë ndodhi dje pas orës 22:00 qe ‘terboi’ Policine e Shtetit? Deri tani dihet se 16 persona …

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 16 protestues dhe ka shpallur në kërkim 2 të tjerë për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”.

Konkretisht janë proceduar shtetasit: A. K., 46 vjeç, L. K., 33 vjeçe dhe A. Ll., 30 vjeçe, E. K., 32 vjeç, A. K., 30 vjeç, T. K., 24 vjeç, M. Y., 22 vjeç, Xh. D., 23 vjeç, S. T., 22 vjeç, I. Xh., 44 vjeç, E. Q., 41 vjeç, E. K., 23 vjeç, A. D., 21 vjeç, S. Gj., 33 vjeç, A. K., 30 vjeç dhe E. L., 21 vjeç dhe janë shpallur në kërkim E. Q dhe M. C.

Related article  From 1970s television fame to magazine features and country variety shows—can you recognize this star?

“Nga veprimet e deritanishme, dyshohet se këta shtetas kanë nxitur, nëpërmjet thirrjeve, pjesëmarrësit për ta vijuar tubimin përtej orarit të njoftuar nga organizatorët (18:00–22:00), duke mos respektuar perimetrin e njoftuar për këtë tubim. Si pasojë, është shkaktuar bllokim i qarkullimit të mjeteve dhe pengesë në lëvizje.

Related article  Avioni i Ramës po bie? Ilir Kulla zbulon detajet e fshehta që po luhen! Edi Rama po bën të pamundurën të shpëtojë, ja çfarë e pret, nga java tjetër

Po nga veprimet e kryera, një pjesë e pjesëmarrësve në tubim janë futur në pjesën e fan zonës, në sheshin “Skënderbej”, të përshtatur dhe të destinuar për ndjekje të aktiviteteve sportive, duke prishur qetësinë publike dhe duke bërë thirrje qytetarëve që ndiqnin aktivitetin sportiv që t’i bashkoheshin tubimit”, bëri me dije policia.

Related article  SPAK drejt zbulimit të medias shqiptare të ndërtuar nga krmi!

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.