Diten e sotme ndodh ngjarja fatale per 46 vjecarin (Detaje)

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin rrugor Rrëshen–Reps, në Rrugën e Kombit.

Sipas informacioneve paraprake, shtetasi Kujtim Aliu, 46 vjeç, nga Kosova, kishte zbritur nga një autobus dhe po tentonte të kalonte në anën tjetër të autostradës, kur është përplasur nga një automjet.

Related article  Officials finally think they know origin of hantavirus outbreak on cruise that caused three deaths

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:45, në afërsi të fshatit Gëziq. Si pasojë e përplasjes, 46-vjeçari ka mbetur i plagosur rëndë dhe ka humbur jetën gjatë transportimit drejt spitalit.

Policia bëri me dije se automjeti që përplasi këmbësorin drejtohej nga shtetasja kosovare me inicialet N.R.

Related article  Bled Strakosha rrëfen ndërhyrjen urgjente

“Rreth orës 08:45, në Rrugën e Kombit, në afërsi të fshatit Gëziq, automjeti me drejtuese shtetasen kosovare N. R. ka përplasur shtetasin K. A., rreth 46 vjeç, këmbësor.

Related article  E BUJSHME, Njeriu i besueshem braktis Berishën dhe i bashkohet protestës qytetare

Si pasojë është dëmtuar shtetasi K. A., i cili ka humbur jetën gjatë transportimit në spital.

Drejtuesja e automjetit u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.