Skip to content

Bled Strakosha rrëfen ndërhyrjen urgjente

Bledi Strakosha ka rrëfyer për herë të parë në “Live From Tirana” përballjen me një problem të rëndë shëndetësor, një aneurizëm cerebrale që i rrezikoi jetën në fund të gushtit.

Gjithçka nisi me një dhimbje koke jashtëzakonisht të fortë, të cilën Strakosha e përshkroi si një dhimbje që nuk e kishte përjetuar më parë.

Related article  Paralajmërim! Nëse e keni gjetur këtë insekt në shtëpinë tuaj, është shenjë se duhet të…

“Ndjehej si një dhimbje koke shumë e fortë, pra që s’kisha përjetuar ndonjëherë”, rrëfeu ai.

Fillimisht, dhimbja u trajtua si një shqetësim i zakonshëm, por medikamentet nuk dhanë rezultat. Pas kontrolleve në QSUT, mjekët konstatuan se bëhej fjalë për një problem serioz vaskular në tru, një aneurizëm që mund të shkaktonte hemorragji cerebrale.

Related article  “Jam e çmendur pas teje, kur ti rënkon…”/Mësuesja 55-vjeçare kryen marrëdhënie s**suale me 16-vjeçarin

Pas diagnozës, Strakosha iu nënshtrua një ndërhyrjeje urgjente për të trajtuar problemin.

Gazetari tregoi gjithashtu se kishte disa faktorë që lidhen me historinë e tij shëndetësore, duke përmendur kolesterolin e lartë, të diagnostikuar që në moshën 25-vjeçare, si edhe duhanpirjen. Sipas tij, këta faktorë kanë ndikuar në krijimin e problematikës vaskulare.

Aktualisht, Strakosha vijon trajtimin me medikamente dhe pritet t’i nënshtrohet një rezonance magnetike kontrolli pas një muaji, për të verifikuar ecurinë pas ndërhyrjes.

Related article  Ngjarje e rende ne shtetin fqinj, te fundit!

Në këtë periudhë të vështirë, ai është shprehur mirënjohës ndaj familjes, miqve dhe stafit mjekësor, të cilët e kanë mbështetur dhe ndihmuar gjatë përballjes me këtë problem të rëndë shëndetësor.

Published inNEWS