Ylli Manjani ndaj shqiptarëve: Rbt ku ti keni me protestën tuaj, mësojeni njëherë e mirë cdo iu ndodhë

Avokati Ylli Manjani, i ftuar në Euronews Albania, ka shpërthyer ndaj një pjese të protestuesve që, sipas tij, e kanë sharë dhe ofenduar në rrjetet sociale dhe në telefonin e tij.

Manjani, i pyetur nga moderatorja Erla Mëhilli në lidhje me protestën, tha se nuk e kishte ndjekur atë dhe u dha një mesazh atyre që e ofendojnë.

Ndërsa më tej, edhe vetë juristi nuk i kurseu sharjet dhe ofendimet e rënda ndaj një pjese të protestuesve.

Related article  Sheriff Gives Update on Nancy Guthrie Investigation 100 Days In, Doesn't Address County Official's Claims He Scolded Her Over FBI Tip

Debati:

Mëhilli: Si e ke parë protestën?

Manjani: S’e kam parë fare deri më tani, me thënë të drejtën. Kam marrë vesh se ka pasur një protestë, erdha këtu dhe e pashë, por s’më ka dhënë asnjë emocion.

Mëhilli: Si nuk të jep emocione?

Manjani: Nuk më jep, çfarë problemi ka? Dhe më tepër, kur disa prej tyre kanë marrë guximin të më shajnë në telefonin tim me rob shpie, robt ku t’i kenë. Ja, po e filloj kështu…

Related article  E FORTE! Nje nga figurat e fuqishme te PS, 'godet' Ramen, kerkon doreheqjen

Mëhilli: Të ruajmë etikën.

Manjani: Etikën ta ruajnë ata, se kurva e kurvarë, po e përdor tani, ata legenë, pisa, qelbësira, të cilët trashin gjuhën në mënyrë private. Ata që kanë marrë përsipër të më shajnë në telefonin tim, janë të sharë deri në brezin e tretë, se s’po çoj më shumë. Ku t’i kenë! Hajdeni tani me gjithë protestë, se s’dua t’ia di fare.

Related article  Daytime soap opera actress Jennifer Harmon dies at 82

Mëhilli: Na kanë sharë të gjithëve.

Manjani: Nuk i kam askujt borxh. Unë dhe familja ime s’i kemi borxh askujt. Kjo dhunë është pisllëk.