Skip to content

Vjen njoftimi i fundit per policin tjeter te lnduar ne Maliq

Efektivi i Policisë së Shtetit, Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor në Lozhan të Maliqit, ku humbi jetën kolegu i tij Enea Mekolli, ndodhet në gjendje më të mirë shëndetësore.

Burime nga Spitali i Traumës bëjnë me dije se 36-vjeçari i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në nofull, e cila ka rezultuar e suksesshme. Pas operacionit, gjendja e tij është stabilizuar dhe ai vijon të mbahet nën mbikëqyrje të vazhdueshme nga ekipi mjekësor.

Related article  “Telefonoi vëllain dhe i tha ta shpëtonte”, mikja e Enrikut tregon pikëpyetjet për udhëtimin në Zvërnec

Ndërkohë, në Spitalin e Traumës po trajtohet edhe Violand Braçellari, i dyshuari për ngjarjen i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa do të vazhdojë të qëndrojë nën kujdesin e mjekëve deri në përmirësimin e plotë të gjendjes së tij.

Related article  E FUNDIT - Gjykata Kushtetuese merr vendimin 'surprize' per Erion Veliajn (Detajet)

Po ashtu, mësohet se autoritetet kanë shtuar masat e sigurisë në ambientet e spitalit, me qëllim parandalimin e çdo incidenti të mundshëm mes familjarëve të palëve të përfshira në ngjarje.

Related article  Ndahet nga jeta aktorja qe jemi rritur me filmat e saj
Published inNEWS