Skip to content

Zvërneci i ngriti në këmbë! Mbyllet protesta e tretë në Tiranë, vjen njoftimi urgjent per protestuesit

Pas tre orësh, është mbyllur protesta e tretë qytetare e zhvilluar në Tiranë kundër projektit të ndërtimit në zonën e mbrojtur të Zvërnecit.

Tubimi u mbajt në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe para Kryemninistrisë, ku protestuesit përsëritën kundërshtimin e tyre ndaj projektit, duke kërkuar anulimin e tij dhe dorëheqjen e qeverisë. Në përfundim të protestës, organizatorët njoftuan se mobilizimi do të vijojë edhe nesër, me protestën e katërt që do të mbahet në orën 18:00 përpara Kryeministrisë.

Related article  Fjalët rrëqethëse të vajzës së shoferit që humbi jetën dje në aksident, miqtë nxjerrin mes lotësh videon që do iu rrëqeth

“Nesër më shumë”, ishte mesazhi që përcollën pjesëmarrësit në mbyllje të tubimit, duke bërë thirrje për një pjesëmarrje më të gjerë qytetare.

Related article  Historia e 54-vjeçares /La Francën për dashurinë dhe

Gjatë protestës u mbajtën fjalime dhe u shpalosën pankarta kundër projektit në Zvërnec, ndërsa organizatorët deklaruan se reagimi qytetar nuk lidhet vetëm me këtë çështje, por edhe me një sërë ligjesh dhe vendimesh që, sipas tyre, favorizojnë investitorët në dëm të interesit publik.

Related article  I found this in my son’s room while cleaning.

Mes kërkesave kryesore të protestuesve ishin anulimi i projektit në Zvërnec, shfuqizimi i ligjit për investimet strategjike dhe i Paketës së Maleve, si dhe dorëheqja e qeverisë.

Published inNEWS