Skip to content

‘Zarfi’, i vihen pranga ministres, prokuroria dyshon per punesime te paligjshme

Policia në Sarajevë ka arrestuar Enda Pavić-Pačenković, ministre e Punës, Politikës Sociale, Personave të Zhvendosur dhe Refugjatëve, nën dyshimin për përfshirje në punësime të paligjshme. Lajmi është konfirmuar nga Prokuroria e Kantonit të Sarajevës.

Në kuadër të këtij hetimi, forcat policore kanë kryer kontrolle në zyrat e Ministrisë së Punës dhe Ministrisë së Shkencës, Arsimit dhe Rinisë në Kantonin e Sarajevës.

Arrestimi i ministres Pavić-Pečenković është pjesë e vazhdimit të operacionit të koduar “Zarfi”. Po në kuadër të këtij operacioni, më 10 prill u arrestua edhe ministrja e Shkencës, Adna Mesihović, gjithashtu e dyshuar për punësime të paligjshme.

Sipas Prokurorisë, ministrja Pavić-Pečenković (nga Partia Socialdemokrate e Bosnjë-Hercegovinës) dhe ministrja Mesihović (nga partia Për Gjeneratën e Re) dyshohet se, përmes ndërmjetësimit të Ibrahim Obhoxhës, favorizuan motrën e tij duke mundësuar punësimin e saj në Ministrinë e Punës.

Ibrahim Obhoxha, anëtar i Bordit Drejtues të Agjencisë së Punësimit të Kantonit të Sarajevës dhe anëtar i komisionit që menaxhoi procesin e punësimit, ishte arrestuar më 11 prill. Ai akuzohet për marrje ryshfeti dhe ndërmjetësim në emërimin e drejtorit të Qendrës së Studentëve në Sarajevë.

Hetimet në lidhje me skemën e punësimeve të paligjshme vijojnë ndërkohë që autoritetet kanë paralajmëruar kontrolle të tjera në institucione publike.

Published inLajme